Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se nuk e ka ndërmend që të dorëhiqet.
Ai deklaratën e liderit të opozitës shqiptare Ziadin Selës, ku kërkoi dorëheqje të tij për shkaqe morale, e sheh si politike, dëshirë për pushtet dhe për fitore në zgjedhje.

“Nuk mendoj për dorëheqje. Kryeministër ose Zv/Kryeministër do të jetë Kryetari I ASH-së kur ta meritojë, kur të jetë këtu për të dhënë ide, të ofrojë zgjidhje, e jo që këtë tmerr ta shfrytëzojë në mënyrën më perfide edhe atë gjatë kohës së tri ditëve zie, krejt kjo për dëshirën e flaktë për pushtet, që të fitojë. Derisa sillen në këtë mënyrë do t`I humbin zgjedhjet. Alternativa tjetër është kjo; unitet, investime, paga më të larta, kontribut ndaj BPV-së” – ka deklaruar Kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së fabrikës së re për kabllo në Saraj të Shkupit.

Lidhur me dorëheqjet e ofruara, Kryeministri mbetet në qëndrimin e shprehur.
“Tragjedia na gositi të gjithëve dhe do ta mbajmë mend gjatë gjithë jetës. Humbëm jetë njerëzish. T`i presim raportet forenzike” – ka thënë Kryeministri Zaev.

Ai ka ripsërsëritur se të gjithë kanë treguar ndjenjë të përgjegjësisë, duke ardhur në vendin e tragjedisë e për të ndihmuar. Keqpërdorimi I dhimbjes nëpër të cilën kalon I gjithë populli është për motive politike – ka deklaruar Kryeministri Zaev.

Download WordPress Themes FreeDownload WordPress Themes FreeDownload Nulled WordPress ThemesDownload Best WordPress Themes Free Downloadudemy free downloaddownload samsung firmwareDownload WordPress Themeslynda course free download