Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski sonte në TV duelin në Kanal 5 kanë bërë thirrje për vaksinim masiv të popullsisë.

“Tani ka mjaft vaksina dhe duhet të gjithë të inkurajojmë për vaksinim masiv gjithsesi te qytetarët të cilët duan të vaksinohen dhe gjithsesi ta mbrojmë shëndetin kolektiv – kjo është politikë përgjegjëse. Le të jemi më të përgjegjshëm, të paktën ne politikanët për të inkurajuar përgjegjësi më të madhe, për shkak të asaj që kjo është rruga e vetme për ta mposhtur këtë mallkim nga pandemia e cila për fat të keq mori shumë jetë dhe vetëm në atë mënyrë të kthehemi në normalitet”, theksoi Zaev.

Sipas tij, Qeveria dhe kompetentët bëjnë gjithçka që munden me ato kapacitete që ekzistojnë në shtet për ta menaxhuar krizën me kovidin. Falënderim i mjekëve dhe gjithë sistemit shëndetësor”, tha Zaev, shpëtuam mijëra jetë.

“Atë që e bëjmë ne e bën gjithë bota, të njejtën e bëjmë. Konsultohemi me të gjithë, cilat janë metodat më të reja, terapitë më të reja çdo herë janë siguruar, nuk janë kursyer mjete, akuzat për provizione janë jashtë diskutimit, furnizuam vaksina të lira, i ndërmorën të gjitha hapat e mundshëm sa më parë të gjenden vaksinat, punonjësit shëndetësor t’i mbrojmë…”tha Zaev duke shtuar se arsyeja për pjesën më të madhe të të vdekurve është se kanë pasur të paktën dy sëmundje kronike.

Kryeministri theksoi se çdo herë i kanë dëgjuar ekspertët në lidhje me masat. Shtoi se këtë verë i lëshuan masat (konkretisht për dasma), sepse numri i të sapodiagnostifikuarve ka qenë shumë i vgël. Theksoi se i mbështet masat të cilat do të inkurajojnë vaksinim më të madh te popullata.

Sipas kryetarit të VMRO-DPMNE-së Mickoski, ne jemi në fund të ballafaqimit me krizën, ndërsa në majë me njerëz që i humbën jetët. Potencoi se Qeveria i ka pranuar masat të cilat ata i propozonin, por me vonesë.

“Kur propozonim dhe ofronim masa, të njejtat i pranonin me vonesë kur jetën e humbnin dhjetëra qytetarë”, tha Mickoski, duke shtuar se paralajmëruan që do të vjen lloji delta i virusit në vend dhe se do të ketë valë të re.

Për fat të keq, në atë moment, nuk kishte dëgjim nga kompetentët. Theksoi se është i shokuar nga ajo që faji u lihet qytetarëve.

“Në rajon ku njerëzit kanë mentalitet të ngjashëm ju keni numër të vdekshmërisë dy-tre herë më të lartë, cili është mentaliteti më ndryshe i njerëzve në Maqedoni deri te njerëzit në Shqipëri, Serbi, Bosnja e Hercegovinë,…”, thotë Mickoski.

U bëri thirrje të gjithëve të cilët duan të imunizohen nga vaksinimi, ndërsa të tjerët, e kanë të drejtën e tyre të trupit dhe jetës së tyre. Tha se dozën e dytë e vaksinës duhet ta marrë të mërkurën.