Xhensila Myrtezaj është një prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare, që prej vitesh ka sjellë projekt të shumta muzikore.

Këngëtarja nga Shqipëria krahas muzikës, komentohet vazhdimisht edhe për paraqitjet e saj publike dhe linjat trupore.

Xhensila ka mahnitur edhe një herë adhuruesit me një postim të radhës në Instagram, ku u shfaq e veshur me një fustan të gjatë të kombinuar me aksesor qafe.

“Besoj se mund të fluturoj, besoj se mund të prek qiellin”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e imazhit krahas së cilit ka marr komplimente të shumta nga fansat.

Xhensila përveç fotosesioneve që ka realizuar së fundi, ka qenë mjaft e angazhuar edhe me koncerte si në vend ashtu edhe në diasporë.