Von der Lajen shprehu mbështetjen e plotë për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian sa më shpejtë të jetë e mundur. Ajo theksoi se Maqedonia ka arritur një avancim të jashtëzakonshëm dhe që tani BE-ja e ka rradhën.

“Është e vërtetë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe ju duam afër nesh. Komisioni Evropian dhe unë vetë, qëndrojmë në atë se ju keni arritur një avancim të jashtëzakonshëm dhe duam të jem e qartë de tani BE-ja e ka rradhën” deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian Ursulla fon der Lajen në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev pasdite në Shkup.

Presidentja e KE-së përshëndeti reformat që vendi po i zbaton, veçanërisht, siç tha ajo, në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se është e rëndësishme të vazhdohet ai përparim, ku shprehu besimin se do kjo do të shpërblehet.

Vizita e shefes së KE-së në rajon vjenë vetëm një javë para Samitit BE – Ballkanit Perëndimorë, e cila do të mbahet me 6 tetorë në Slloveni me udhëheqësit rajonal. Nga Unioni Evropian insistojnë që ky samit nuk do të jetë “samit i zgjerimit”, por mundësi për të diskutuar qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe rajonit.

Një dit pas vizitës së Von der Lajen, nesër në Shkup do të arrij Komisioneri I Zgjerimit të BE-së Oliver Varheji, I cili javën e kaluar ishte në Bullgari ku diskutoi kapërcimin e bllokadës bullgare për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut në BE.