Një nga mesazhet më domethënëse që përcolli sot kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë vizitës së tij në Shkup dhe takimit me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ishte vazhdimësia dhe thellimi i bashkëpunimit mes komunave të mbarë trojeve shqiptare për të realizuar procese dhe projekte të rëndësishme që do të garantojnë zhvillimin dhe perspektivën euroatlantike edhe pas zgjedhjeve të 17 Tetorit në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.
“Besoj fortë që ato punë që vetëm sa i kemi nisur tani me bashkëpunim, sidomos me komunat e trojeve shqiptare mund t’i çojmë më tej, kështu që mezi pres që me vëllezërit dhe motrat që do të marrin përsipër mandatin e ri në këto zgjedhje të 17 tetorit, për koincidencë si këtu si në Kosovë, të përveshim mëngët dhe ta çojmë dhe më përpara kombin tonë,” – deklaroi Veliaj.
Ai ka uruar mbarëvajtje paqësore dhe korrekte të fushatës dhe zgjedhjeve lokale sipas të gjitha standardeve demokratike.