Vazhdojnë provokimet: Autoblindat serbe lëvizin në zonë malore afër kufirit (VIDEO)

Pas fluturakeve dhe helikopterëve serbë, në afërsi të kufirit në Jarinje, Serbia duket se ka futur në funksion edhe tanket e saj.


Madje kjo sipas një llogarie në Instagram, po bëhet përmes zonave malore pranë kufirit me Kosovën.

Për këtë ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, njëherit drejtori i MCC-së në Kosovë, i cili shkruan se Serbia këtë pasdite përdori rrugë ilegale në pyjet në kufi për t’ju afruar territorit të Kosovës.

”Automjetet e blinduara serbe me mitralozë të rëndë po përdorin rrugë ilegale në pyjet në kufi me Kosovën për t’iu afruar territorit të Kosovës këtë pasdite”, shkruan ai.