Sot në mesiditë në vendlindje (Kuanovë) në Maqedoninë Veriore është varrosur i riu nga Zvicra që humbi jetën tragjikisht në Hotelin Rogner në Tiranë.

Ne ceremonine e varrimit morën pjesë pos familjarëve edhe qindra miqë, kolegë e shokë nga Maqedonia Veriore, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Zvicra që kishin ardhur per t’i thëne lamtumiren e fundit djalit, vëllait, dajës, nipit, shokut dhe mikut Ajdin Mustafi 28-vjecar, njofton korrespodenti i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Nga Gjeneva moren pjesë mbi 30 shokë, kolegë e miq shqiptarë dhe zviceranë që kishi ardhur për ta përshëndetur për herë të fundit të ndjerin Ajdin Mustafi i cili la pas vet dy fëmijë (vajzë e djalë).

Në fund prindërit e tij falenderuan shoket dhe miqtë e djalit të humbur që kishin ardhur me kilometra të tëra për ta nderuar për here te fundit.