“Ushtria serbe nuk do të futet në Kosovë”, Vuçiq: Paqja është e nevojshme, pres reagimin e NATO-s

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë sërish ka komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë. Sipas tij, Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, sepse me marrëveshjen e Kumanovës dhe vendimet pas saj, si dhe hapjen e vendkalimeve, nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë.

“Ne nuk do të hyjmë me trupat tanë. Paqja është më e nevojshme. Ne presim që NATO të reagojë, ne jemi duke pritur për 24 orë. Nëse vazhdon përndjekja e popullsisë, Serbia do të reagojë”, citohet të ketë thënë Aleksandar Vuçiq.

Reagimi i presidentit serb vjen edhe pasi Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur dje se ka diskutuar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Stoltenberg përmes një postimi në Tuiter, ka theksuar se është qenësore që Prishtina dhe Beogradi të rikthehen në dialog.