Ursula von der Layen nesër do të vizitojë Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen nesër do të qëndroj për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mammer konfirmoi se Presidentja Ursula von der Layen gjatë qëndrimit të saj në Shkup, do të diskutojë edhe rreth kontestit mes Sofjes dhe Shkupit. Zëdhënës Mammer nuk dha detaje të tjera, nën arsyetimin se pyetjeve do t’u jepet përgjigje në konferencën për shtyp.