U prezantua si punonjës policie, arrestohet një 26 vjeçar në Tiranë

U prezantua si punonjës policie për t’i shpëtuar Bluve të kryeqytet, por Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26 vjeçar që kishte mbushur çantën me sende të vjedhura.


Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.B., Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura.

Policia e Tiranës bën me dije se në orët e fundit janë vënë në pranga 10 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi:

Tiranë

Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B(M)., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë(dorezë metalike).

Sherbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimim E. O., 45 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Përdorimin me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë i shtetasve:
O. Xh., 30 vjeç, D. Ç., 33 vjeç, G. Ç., 53 vjeç, R. O., 26 vjeç, E. D., 44 vjeç, P. K., 50 vjeç, A. I., 61 vjeç dhe S. K., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.