Trajneri i PSG-së shpjegon mospajtimet mes Neymarit dhe Mbappes

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka shpjeguar mospajtimet mes Mbappes e Neymarit.


Mbappe u pa duke u ankuar te Idrissa Gueye duke i thënë për Neymarin se nuk po ia pason topin, pasi u zëvendësua në ndeshjen ndaj Montpellier të shtunën.

“Ata janë djem fantastik. Këto gjëra mund të ndodhin. Ka gjithmonë zhvillime mes top lojtarëve. Ata janë garues që dëshirojnë të fitojnë dhe të ndihmojnë ekipin të arrijë”, tha Pochettino.

Neymar dhe Mbappe janë koordinuar mjaft mirë së bashku prej kur iu bashkuan PSG-së në verën e vitit 2017.

Mbappe ka shënuar 136 gola në 180 ndeshje për PSG-në, kurse Neymari 88 në 121 ndeshje.

“Unë kam biseduar me ta individualisht. Ata mund të kenë folur me njëri tjetrin dhe ka pasur edhe fotografi duke kaluar kohë të mira së bashku në stërvitje”, sqaroi trajneri argjentinas.