Tetovë, një person i vdekur nga Covid 19

Një person ka vdekur dhe 21 janë të hospitalizuar, ky është bilansi i 24 orëve në Tetovë sa i përketë situatës me virusin Covid19 informon Tetovasot duke u referuar burimeve nga Spitali i Tetovës.

Nuk ka patur asnjë person të infektuar që kanë marrë një dozë të vaksinës ndërsa 1 pacientë është me dy doza.Pacientë me oksigjeno terapi janë 20 ndërsa asnjë në respirator. Ambulantë ditore janë 36 pacientë. /Tetovasot/