Në zonën e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë,
dje (14-shtator) nga ora 08.00 deri në orën 20.00
është kryer kontroll aksioni për shpejtësinë e
lëvizjes së automjeteve, në të cilin janë zbuluar dhe
sanksionuar gjithsej 30 tejkalime të shpejtësisë
maksimale të lejuar jashtë vendbanimit (TE-17 dhe
GV-13) informon Tetovasot. Pesë nga tejkalimet e konstatuara kanë
qenë për më shumë se 70 kilometra në orë (TE-2 dhe
GV-3), ndërsa në vendbanimin 19 shkelje (TE) janë
sanksionuar, për një tejkalim prej më shumë se 30
kilometra në orë, si dhe 7 lloje të tjera të shkeljeve të
trafikut (TE-4 dhe GV-3).
Në pjesën e dytë të kontrollit, të realizuar me të
ashtuquajturin "radar nate" nga ora 20:00 deri në
orën 24:00, 11 tejkalime janë sanksionuar jashtë
vendbanimit (TE-6 dhe GV-5), nga të cilët 3 (TE- 2
dhe GV-1) për mbi 70 km në orë. Përveç këtyre,
janë konstatuar dhe sanksionuar 9 tejkalime në
vendbanim (TE-5 dhe GV-4), si dhe 2 lloje të tjera
shkeljesh.
Parashtresat e përcaktuara me ligj janë përgatitur
për të gjithë shkelësit dhe ata do të përballen edhe
me masa të tjera, varësisht se sa dhe ku kanë
vozitur me një shpejtësi më të madhe se maksimumi
i lejuar.