Tetë të vdekur dhe 68 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

– Advertisements –

Njoftimi i plotë:

28 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.
Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.
Në total numri i rasteve aktive është 3.342.