Barcelona ndodhet në pozitën e shtatë në La Liga pas pesë xhirove të para.

Kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit, në krye me Joan Laporta që të mendojnë për një trajner të ri në ekip, pasi besimi i tyre në Ronald Koeman është zbehur shumë.

Sipas gazetës ‘Marca’, ‘Blaugranët’ po mendojnë ta marrin legjendën e tyre Xavi Hernandez në postin e trajnerit.

Megjithatë, Xavi duket se nuk është plotësisht i bindur të largohet nga ekipi i tij “Al Sadd”, ku ka arritur suksese mjaft të mëdha në Katar edicionet e fundit.

Shkarkimi i Koeman nga Barça thuhet se është shumë afër të ndodhë, përveç Xavit si zëvendësues të mundshëm të tij po përmenden edhe emra si Roberto Martinez e Erik Ten Haag.