Të premten transmetohen “bomba” përpara komunës së Gostivarit?

Facebook sot pasdite është gjelbëruar nga qytetarët e Gostivarit. Është shpalosur një thirrje enigmatike për prani para komunës së Gostivarit të premten në ora 13:00.


Informatat tona flasin se do te transmetohen video incizime që Taravari nuk do të dëshironte ti dëgjojë para zyrave të tij njofton Tetova Sot

“Unë do jem aty, po ti?”, është pyetja enigmatike që po shpërndahet gjithandej në Facebook.

Zyrtarisht nuk pronomcohen as nga BDI dhe as nga Iniciativa për Gostivarin që dua rreth këtij aktiviteti të paralajmëruar. Tetova Sot