Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Pas takimit, Kim ka dalë në një deklaratë për media, ku tha se Partia Demokratike duhet të jetë e fortë dhe e bashkuar për të ecur përpara në sfidat që e presin.

Më tej ajo theksoi se, nuk mund të ecet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën.

“Ka gjithashtu punë që duhet bërë për reformën territoriale dhe kundër korrupsionit. E gjithë kjo kërkon që të ketë një PD të fortë dhe e bashkuar dhe të bëjë përpara, por nuk mund të bëhet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën. Dhe kështu si gjithmonë ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë, popullin dhe PD drejt së ardhmes, kështu që le të ecim përpara” deklaroi ajo.