Takim pune mes OEMVP-së dhe Lëvizjes BESA

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore u vizitua nga “Lëvizja Besa” në krye me z.Bilall Kasamin i cili ishte i shoqëruar edhe nga ministri i bujqësisë  z.Arjanit Hoxha dhe nga kandidatët për kryetarë komunash nga ana e partisë.


U shtjelluan të gjitha çështjet e rëndësishme ekonomike me fokus të veçantë në bujqësi,si segment i pashfrytëzuar tërësisht marrë parasysh potencialin që vendi ynë ka.

Kryetari i OEMVP-së z.Nebi Hoxha u shpreh se shumë hapësira ngelin të pashfrytëzuara ndërsa ato hapësira më herët ishin edhe qendra bujqësore jo vetëm në vend por edhe më gjërë.

Fokusi në katër vitet e ardhshme duhet të jetë mbi zhvillimin ekonomik lokal përfshirë këtu bujqësinë por edhe turizmin.

Ndërkaq z.Kasami foli për platformën e tyre të këtyre zgjedhjeve kështu duke shprehur gatishmëri bashkëpunimi me OEMVP-në për eliminimin e pengesave që shkaktojnë ngecje ekonomike.