Sulmon fizikisht gjyshin, arrestohet gjakovari

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshit të tij.


“Gjakovë, 22.09.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.