Sulmohet një i mitur nga fshati Kopanicë e Tetovës

Një i mitur nga fshati Kopanicë e Tetovës, dje (26-
shtator) në orën 17:35 në SPB Tetovë ka raportuar
se gjysmë ore më herët në fshat kishte qenë i
sulmuar fizikisht nga disa të mitur tjerë,
bashkëfshatarë të tij informon Tetovasot. Sipas denoncimit njëri nga
sulmuesit kishte përdorur edhe mjet metalik. Dy të
miturit e raportuar të moshës 14 dhe 16 vjeçe, në
orën 21:30 janë thirrur në SPB Tetovë për të sqaruar
dhe dokumentuar rastin.TS