Mbrëmjen e djeshme (13-shtator) në orën 23,
personat L.D. (28) dhe A.M. (27) nga Tetova në SPB
Tetovë kanë raportuar se rreth orës 17.00 në Çarshi
të Epërme në Tetovë kanë qenë të sulmuar fizikisht
nga A.E. (24), S.S. (24) , B.Sh. (30), A.F. (19) dhe A.J.
(27), gjithashtu nga Tetova, për shkak të
keqkuptimeve të tyre të mëhershme. Gjatë sulmit
sipas raportit personi A.F. ka përdorur gjithashtu një
mjet metalik dhe një mjet të mprehtë. Të gjithë
personat e përfshirë në këtë veprim dhune rreth orës
18:50 janë siguruar nga ana e policisë dhe pasi
çështja të zbardhet dhe dokumentohet plotësisht,
kundër tyre do të përgatitet parashtresë adekuate
sipas nenit 386 paragrafi 3 të Kodit Penal.TS