Sulmohet fizikisht një person në Gostivar

Dje në orën 14:45 minuta, pjestarët e
policisë e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të
Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 40-
vjeçarin S.S. nga Gostivari, i cili gjysmë ore më parë
në rrugën e "Balindollit" në Gostivar, ka sulmuar
fizikisht personin G.Sh. (22), gjithashtu nga
Gostivari. Gjatë sulmit, sipas raportit, S.Sh. kishte
përdorur edhe mjet të mprehtë, i cili më vonë është
gjetur dhe konfiskuar. I njëjti është ndaluar në
Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe
dokumentimin e rastit.TS