Në dhjetë ditët e fundit në zonën e Sektorit për
Punë të Brendshme Tetovë janë raportuar një duzinë
zjarresh në natyrë, por edhe në ndërtesa banimi dhe
objekte të tjera, si dhe në automjete.
Deponitë "e egra" me lloje të ndryshme plehrash,
bar të thatë, kashtë dhe bimësi me rrënjë të ulët janë
djegur më shpesh, ndërsa bodrumet dhe shkallët
janë kapluar nga zjarret nëpër ndërtesa.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë përsëri
apelon tek qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të
kujdesshëm, të mos ndezin zjarr në natyrë, kudo dhe
për çfarëdo qëllimi, si dhe banuesit në ndërtesa t'i
kushtojnë vëmendje të veçantë bodrumit dhe
hapësirave të tjera të përbashkëta, të kufizojnë
qasjen në këto ambiente të personave të tjerë dhe të
mos përdorin ato për përgatitje dimrore me soba
druri, ose substanca të tjera të ndezshme. Përveç
kësaj, banorët këshillohen të kontrollojnë rregullsin
e instalimit elektrik në ndërtesa në kohë, veçanërisht
në rastin e ndërtesave të vjetra.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë rikujton
edhe një herë se shkaktimi i një zjarri me dashje ose
nga pakujdesia paraqet vepër penale për të cilin
sipas neneve 288 dhe 227 të Kodit Penal,
parashikohen gjoba dhe burgim deri në 5 vjet,
gjegjësisht minimum 8 vjet, në varësi të llojit të
zjarrit, rrethanat dhe pasojat që do të shkaktohen.Tetovasot