Situata në veri, EULEX-i gati të asistojë së bashku me KFOR-in

Kreu i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se janë të gatshëm të asistojnë së bashku me KFOR-in për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.

Wigermark nëpërmjet një cicërime në Twitter bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme ka pasur një takim të dobishëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton Klankosova.tv.

“Takim shumë i dobishëm sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i vendosi ekipe në të dy pikat e përbashkëta kufitare një javë më parë dhe është gati të ndihmojë së bashku me NATO-n”, ka shkruar Wigemark në Twitter.

https://twitter.com/LarsGWigemark/status/1442548148920938500?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1442548148920938500%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fsituata-ne-veri-eulex-i-gati-te-asistoje-se-bashku-me-kfor-in%2F