“Shqipëria, progres në reformën në drejtësi”/ Presidentja e KE jep mesazhin: Koha që BE të veprojë

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Komisionet Evropian, Ursula von der Leyen shprehet e kënaqur që turin e takimeve në Ballkanin Perëndimor e nisi në Shqipëri.


Përmes një postimi në “Twitter”, ajo vuri në dukje përparimin dhe arritjet që ka bërë Shqipëria në Reformën në Drejtësi. Për këtë, ajo thekson se mesazhi është i qartë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian.

“E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria e ka bërë të qartë. Tani BE -ja duhet të bëjë të njëjtën gjë.”