Shpërthen bombola e gazit në Durrës, ka disa të plagosur

Tre persona janë plagosur, mes tyre një vajzë e mitur, pasi një bombole gazi ka shpërthyer sot në mbrëmje në Durrës.


Ngjarja ka ndodhur në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, ku dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombole gazi në banesë, janë lënduar banorët e një familjeje.

Ata janë shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak. Tre personat e dëmtuar janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.