Shpend Ahmeti: Po dal faqebardhë prej komunës, pa asnjë skandal

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili ka udhëhequr kryeqytetin për dy mandate me radhë ka folur pak para zgjedhjeve në të cilat nuk do marrë pjesë si kandidat për këtë post.


Ahmeti, ka lavdëruar punën e tij për këto 8 vite pavarësisht se ka marrë një varg kritikash nga qytetarët, për neglizhencë në disa punime të rrugëve, apo tjera probleme që kanë penguar vazhdimisht kryeqytetasit.

Ai tha se nga kjo pozitë po largohet faqebardhë e pa asnjë skandal.

‘’ Shpend Ahmeti: Po dal faqebardhë prej komunës, pa asnjë skandal dhe si qyteti më transparent në Evropë’’, tha Ahmeti.

Kujtojmë se Ahmeti ka përmendur së fundmi garën në Prishtinë duke thënë se pre që dy kandidatë do shkojnë në balotazh, duke përmendur emrin e kandidatit nga PDK Uran Ismaili, dhe astij nga VV, Arben Vitia.