Sanohen rrugët e malsisë së Karadakut në komunën e Likovës

Gjatë ditës së djeshme në malsinë e Karadakut të komunës së Likovës, me kërkesë të banorëve ka filluar sanimi i rrugës që shpie nga fshati Gllazhnjë e deri në fshatrat malore, këtë përmes një postimi në rrjetet sociale e bëri të ditur, kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi.


“Gjatë ditës djeshme, pas kërkesës së banorëve të fshatrave : Goshincë dhe Llukarë, Komuna e Likovës ka angazhuar kompani që të bëj sanimin e rrugës, penda Gllazhnje – Goshincë, më saktësisht në f. Dumanovc e deri tek v.q. ” Ara e Xhelës ” , pasi ajo pjesë ka nevojë më së shumti për intervenim, në fillim duke bërë rrafshimin me bullduzher e grejder, tamponim me materjal lokal të fortë dhe në fund shtypje me valak”, shruan më tej Erkan Arifi.