Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Agroni i cili ka rrëfyer për jetën e tij në një rrugë shumë të gabuar në Itali. Pasi pëfundoi në Itali, ai nisi të frekuentonte jetën e natës me pronarin duke i hyrë kështu në qejf. Por Lekët e rrogës nuk i dilnin nga shpenzimet e mëdha që bënte dhe kështu i hyri rrugës së gabuar duke shpërndarë drogë.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që fillove jetën e gabuar?

Agroni: Pas punës në agrikulturë fillova të bëja modele për varëse, unaza etj. U njoha me këtë pronarin që më mori në punë. Pas 5 vitesh që punoja me të, ai bënte jetë nate. Krijuam aq shumë koefidenca sa u lidhëm shumë bashkë. Më thoshte hajde se do dalësh me mua sonte dhe fillova e unë jetën e natës.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhte në jetën e natës?

Agroni: Kur shkoja me të i paguante ai, por ndodhi që shkoja dhe ndonjëherë vetëm dhe filluan që Lekët e punës të mos më dilnin.

Ardit Gjebrea: Si përpiqeshe ti gjeje Lekët?

Agroni: Njoha një çun që fillova ta merrja me vete, ai merrje me drogë, kishte Lekë dhe e pashë si mundësi për të fituar, që të dilja dhe unë me të sepse nuk më dilnin Lekët e punë.

Ardit Gjebrea: U fute dhe ti në atë botë.

Agroni: U futa dhe unë, kushëriri im qante, më thoshte nga shkon, kemi familje etj. Fillova të shpërndaja drogë dhe filloi kalvari im. Merresha me punën dhe në darkë nëpër lokale. Kjo punë zgjati për 8 vite me radhë, fitoja Lekë të paparë, i harxhoja dhe më pas fillova të ndihmoja familjen time.

Ardit Gjebrea: Të kapën? Morën informacione dhe të gjetën.

Agroni: Më gjetën sa ata bënin punën e tyre dhe përfundova në burg. Vitin e parë më dhanë 3 vite e 8 muaj. Me shoqërinë që kisha dola me arrest dhe më pas më lanë të lirë në proces. Vazhdova prapë, por në ato momente nuk kisha frikë as nga burgu sepse isha shumë… nuk di si ta shpjegoj, i theva të gjitha rregullat./tvklan