Regjistrohen mbi 500 raste të reja me Covid-19, humbin jetën 28 persona

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.632 testime janë regjistruar 526 raste të reja me coronavirus.


Prej rasteve të reja 245 janë në Shkup, 43 në Kumanovë, 22 Veles, Prilep dhe Ohër 19, Shtip 18, Kavadar 17, Strumicë 16, Kriva Pallankë 15, Manastir 12, Tetovë 11, Gostivar dhe Koçani 10, Kërçovë dhe Gjevgjeli 9, Sveti Nikole 8, Vinicë dhe Vallandovë 6, Resnjë dhe Strugë 5, Kratovë 4, Radovish, Berovë dhe Probishtip 3, Dellçevë dhe Demir Hisar 2 dhe nga 1 rast në Negotinë, Dibër, Demir Kapi dhe Makedonska Kamenica.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar edhe 830 të shëruar dhe 14 pacientë humbën jetën. Prej tyre nëntë janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova dhe nga një Në Veles, Kratovë dhe Kërçovë. Nga MSH njoftojnë se sipas Regjistrit të të vdekurve nga coronavirusi kanë humbur jetën edhe 14 persona në periudhën nga 02.09 deri më 17.09. Këto të vdekur janë 4 nga Shkupi, 2 nga Strumica dhe nga 1 në Berovë, Koçani, Gostivar, Radovish, Kumanovë, Tetovë, Ohër dhe Gjevgjeli.

Deri tani në Maqedoni janë bërë 1.262.512 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 188.635 raste, ndërsa 169.946 pacientë janë shëruar dhe 6.539 persona kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive është 12.150.