Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas ngjarjeve të ditës së djeshme që ndodhen në Kosovë duke uruar që e mërkura e djeshme të mos përsëritet më.

“Mëngjesi i djeshëm na tronditi me zjarrin në fshatin Ujzë në Gjakovë, ku humbën jetën dy fëmijë të familjes Sadrijaj”.

“Mbrëmja na tronditi me vrasjen e dyfishtë në Pejë ku humbën jetën Astrit Ademaj nga Peja dhe Blerand Kadrijaj nga Rastavica e Deçanit”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, i pari i komunës së Deçanit tha se tragjedia në Tetovë, ku shpërtheu zjarri në spitalin e këtij qyteti e shokoi tërë kombin shqiptar.