Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, para pak minutave ka vizituar Bërnjakun, pas raportimeve të medieve serbe se Njësia Speciale e Kosovës i ka rrahur tre serb lokalë.

Kryetari i Listës Serbe, para gazetarëve tha se Njësia Speciale e Kosovës i ka rrahur tre serb lokalë në rrugët malore të kësaj zone.

Sipas tij, dy prej tyre kanë marrë lëndime të rënda dhe janë ndalur për trajtim në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës.

Pas raportimeve të tilla nga mediet serbe, në një përgjigje një gjë të tillë e ka demantuar vet Policia e Kosovës, duke thënë se këto lajme nuk janë të vërteta dhe janë tendencioze.