Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkët në fund të nëntorit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se në fund të muajit nëntor, do të mbahet mbledhja e përbashkët e të dy qeverive.


Kjo mbledhje do të mbahet në Durrës.

“Në ndërkohë ne do të punojmë intensivisht të bëjmë gjithë skanimin e marrëveshjeve për ta cilat ramë dakord sot”, tha Rama, gjatë deklarimit para mediave, njofton Klankosova.tv.