Mëngjesin e sotëm është qëlluar me armë zjarri një vajzë pranë poliklinikës së qytetit të Vlorës.

Euronews raporton se Fadil Nikaj, 30 vjeç nga Shkodra ka plagosur me armë zjarri një 20-vjeçare pas një debati.

30-vjeçarit gjatë momentit të sulmit i ka rënë edhe një granatë nga dora, e cila ndodhet brenda një lokali e pashpërthyer.

Ndërkohë të i riut i është sekuestruar edhe një granatë e dytë që ndodhej brenda çantës së tij.

Ai është arrestuar nga Policia, pak minuta pas ngjarjes së rëndë.