Presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen mbërrin në Shkup

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov pasditen e sotme ka pritur në Aeroportin e Shkupit, presidenten e Komisionit Evropian, Urusla Von der Leyen, përcjell Alsat. Presidentja e KE-së vjen në Shkup nga Tirana, si pjesë e një sërë vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimorë.

“Vizita është një sinjal i fortë i nevojës për të vepruar dhe përmbushur besimin evropian: fillimin e negociatave. Kemi nevojë për më shumë se një hap përpara për të rikthyer besimin dhe shpresën e të rinjve në idenë evropiane dhe perspektivën e një mënyre evropiane të jetesës në shtëpi”, ka shkruar mes tjerash zv/kryeministri Dimitrov.