Policia me kontrolle ndaj shoferëve nëse ata drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit

Mbrëmjen e djeshme, 26/27 shtator, nga ora 22.00
deri në ora 04.00, në territorin e SPB Tetovë, është
kryer një kontroll aksioni ndaj shoferëve, nëse dhe
sa prej tyre drejtojnë automjetin nën ndikimin e
alkoolit. Gjatë kontrollit kanë zbuluar dhe
sanksionuar ligjërishtë gjithsej 17 vozitës të
alkoolizuar (TE-13 dhe GV-4).
Të gjithë shkelësit janë përjashtuar menjëherë nga
trafiku dhe ndaj tyre janë përgatitur parashtresat
adekuate. Kurse gjatë kontrollit janë konstatuar dhe
sanksionuar edhe 19 lloje të tjera të shkeljeve (TE-13
dhe GV-6).
Në fillim të fundjavës së kaluar, në këtë zonë është
kryee një tjetër aksion për kontrollin e
motoçiklistëve, ku janë konstatuar gjithsej 37
shkelje (TE-17 dhe GV-20). Numri më i madh i
shkeljeve-30 (TE-10 dhe GV-20) i referoheshin mos
përdorimit të përkrenares (helmetës) mbrojtëse, 6
motoçiklistë kanë drejtuar pa patentë shofer (TE),
dhe 1 (TE) motoçikletë e paregjistruar. Janë zbuluar
dhe u sanksionuar në mënyrë adekuate edhe 27 lloje
të tjera të shkeljeve (TE-25 dhe GV-2).TetovaSot