Policia e Kosovës largon banerët e ‘Asociacionit Serb’ në Novobërdë

Në disa prej komunave veriore të Kosovës janë vendosur disa banerë me mbishkrimin “Mirë se vini në bashkësinë e komunave serbe”.



Gazetarja e Klan Kosovës, Dafina Jegeni – Krasniqi ishte në fshatin Koretisht të Novobërdës, ku bashkëbisedoi me disa banorë aty, të cilët i thanë se nuk e dinë kush e ka vendosur banerin dhe se kur ishin zgjuar sot në mëngjes e kishin parë aty.

 

Këto mbishkrime më pas i ka larguar Policia e Kosovës me ndihmën e zjarrfikësve.

 

Bëhet e ditur se banorët u vendosën si shenjë proteste për reciprocitetin e vendosur me Serbinë për  targat e veturave.