Policia arreston 10 persona për kontrabandim me migrantë – Identifikohen 153 viktima të kontrabandimit

Drejtoria për Migrim dhe të Huaj ka zhvilluar një aksion ku janë arrestuar 10 të dyshuar për kontrabandim me migrantë.


Sipas policisë shtatë nga të arrestuarit janë shtetas të huaj dhe dy prej tyre shtetas nga Kosova.

Organet e rendit kanë arritur të identifikojnë edhe 153 viktima të kontrabandimit.

“Pas hetimeve intensive duke aplikuar edhe masat e veçanta të hetimit, gjatë operacionit policor të kryer me mjaft efikasitet nga hetuesit policor, të dyshuarit dhe viktimat janë lokalizuar në disa automjete në lëvizje, si dhe gjatë kontrollit në një hotel, ku përveç arrestimit të dyshuarve të lartcekur janë identifikuar edhe njëqind e pesëdhjetë e tre (153) shtetas të huaj viktima të kontrabandimit, të cilët janë trajtuar sipas procedurave të parapara me ligjin për të huaj nga drejtoria për migrim dhe të huaj e PK-së”.

Gjatë operacionit policor tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar edhe provat si në vijim:

një revole;

13 fishekë të kalibrit 7.65mm;

një fishekë i kalibrit 7.62mm;

2 mijë e 110 euro;

942 dollarë;

100 franga;

7 mijë e 800 Lek të Shqipërisë;

1 mijë dinarë të Serbisë;

një pasaportë të Bangladeshit;

një pasaportë e Egjiptit;

dy laptoptë;

pesë telefona të mençur (Smart Phone);

një USB;

një unaz ari;

dy unaza e argjendit;

një orë Rolex;

tre automjete, një kombi dhe dy vetura.