Pochettino: Manchester City është favorit nesër

Manchester City do të përballet nesër me skuadrën e Paris Saint Germain në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.


Ndeshja mes Manchester Cityt dhe PSG luhet nesër nga ora 21:00.

Para ndeshjes derbi me Cityn, Pochettino është prononcuar për media dhe tha se në këtë ndeshje ekipi i Guardiolas janë favoritët.

“Do luajmë me një nga klubet më të mira në botë. Messi është gati dhe ka stërvitur. Fakti është që jemi skuadër në ndërtim, nesër do luajmë ndaj Cityt, që drejtohen nga trajneri më i mirë në botë, që ëndërron ta fitojë Ligën e Kampionëve”.

“Klubi ka histori vetëm 55 vite. City është favorit, por është ndeshje futbolli dhe mund të ndodh çdo gjë”, tha fillimisht Pochettino.

Ai poashtu ka folur edhe për Donnarumman nëse do të luajë në këtë ndeshje.

“Nuk do tregojë kush do jetë në fushë. Kemi portierë të mirë dhe të gjithë adaptohen në kushtet e stafit. Jemi të lumtur se çfarë janë duke bërë për momentin. PSG është skuadër e veçantë, që jeton në kushte speciale”.