“Plumb në kokë”, shtetasi serb kërcënon me jetë dhe largon nga autobusi disa migrantë

Në rrjetet sociale qarkullon një video e një shtetasi serb i cili duke fyer dhe kërcënuar i largon disa emigrantë nga autobusi i linjave brenda qyteteve. Edhe pse emigrantët pyesin se pse po zbriten nga autobusi, shtetasi serb vazhdon duke i kërcënuar me jetë.

 

“M70 dhe plumb në kokë. Duhet tu vrasin të gjithëve. Do të mësosh serbisht vetëm kur të qëlloj në atë kokë të zezë”, u thotë shtetasi serb migrantëve.