PDSH mbajti mbledhje të Kuvendit Qendror. Zgjidhet kryesia e re dhe miratohet platforma

Sot, më datë 23 shtator 2021, Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare mbajti mbledhje ku në rend të ditës ishte miratimi i platformës për zgjedhjet e 17 tetorit dhe zgjedhja e kryesisë së re të PDSH-së.

Kuvendi njëzëri miratoi platformën ku janë paraparë projektet dhe vizioni për zhvillim të komunave shqiptare ku garon Partia Demokratike Shqiptare.

Në kuvend unanimisht u zgjodh edhe kryesia e re e partisë e përbëre prej 21 antarëve, 5 nënkryetarë dhe Sekretari Gjeneral i partisë. Për nenkryetarë u zgjodh z. Azem Sadiku, znj. Valbona Toska, znj. Renata Elezi, znj. Fatmire Isaki dhe z. Ragmi Isufi, kurse per Sekretar u zgjodh z. Sali Ajdini.