Panel diskutim me qytetarë të nëntë komunave të Pollogut “Gruaja në vendimarrje, ndryshimi që sillet me votë”

Projekti: Rritja e pjesëmarrjes së gruas në politikë në Maqedoninë e Veriut
Mbështetur: Ambasada e Britanisë së Madhe në Maqedonimnë e Veriut
Sot ishte diskutimi i radhës dhe përmbyllës në Komunën e Tetovës, pas diskutimeve të një-pas-njëshme të
organizuara me qytetarë të të gjitha komunave të Pollogut, në çdonjërën nga ato.
Diskutimi u udhëhoq nga panleistët Bardhyl Jashari – Drejtues i Fondacionit Metamorphosis dhe Pranvera Kasami
drejtuese e Institutit për Lidership dhe politika publike.
Projekti, krahas një sërë aktivitetesh të tjera, ka rezultuar dhe me një hulumtim të thellë për të analizuar shkaqet që
inkurajojne vs. dekurajojnë angazhimin e gruas në politikë , veçanërisht relevante për rajonin e Pollogut.
Nga panel diskutimet e realizuara një varg janë shkaqet që evidentohen si pengesë për fuqizimin e gruas në politikë
dhe politik-bërje në RMV, ku inkurajues është fakti se ajo gjithnjë e më shumë merr vendin që i takon në shoqëri falë
pozicionimit të saj me dinjitet dhe përgjegjshmëri në cilëndo nga pozitat ku ajo thirret si udhëheqëse.
Tema që polarizojnë të pranishmët në debate janë: A duhet të jenë kuotat ato që përfaqësojnë gruan në
vendimarrje? A duhet gruas t’i lirohet rruga, apo e liron ajo vetë? Sa mbështetet realisht gruaja nga politika dhe
partitë?
Për ta forcuar rolin e gruas në vendimarrje, Instituti për Lidership në kuadër të këtij projekti, pas përfundimit të
zgjedhjeve lokale planifikon trajnime për gratë në pozita udhëheqëse dhe vendimarrëse brenda njësive të qeverisjes
lokale si edhe këshilleve komunale të të gjitha komunave të rajonit të Pollogut.