Osmani uron Ditën Evropiane të Gjuhëve

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani uroi Ditën Evropiane të Gjuhëve. Ai theksoi se edhe shteti ynë është midis 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës të cilat e festojnë këtë ditë.


“Njëzet vjet e festojmë diversitetin gjuhësor dhe kulturor në Evropë. Sot, 26 shtator, 47 vende anëtare të Këshillit të Evropës e shënojnë Ditën Evropianë të Gjuhëve! Në mesin e tyre edhe Maqedonia e Veriut, e cila me krenari e thekson dhe promovon diversitetin e vet gjuhësor, kulturor dhe etnik, si suksesi më i madh i shoqërisë sonë multikulturore. Nga angazhimi i përbashkët për mbrojtjen, promovimin dhe kultivimin e veçantisë së gjuhës maqedonase në kuptim ndërkombëtarë, e deri të standardet e larta për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në të gjithë fushat e shoqërisë. Sot e festojmë shumëllojshmërinë e cila na bashkon në suksesin e ndërtimit të shoqërisë së përbashkët, në të cilën secili ndihet si në shtëpi” ka shkruar Osmani në Fejsbuk.