Rënia e numrit të rasteve pozitive është si rezultat i masave restriktive, vlerësojnë ekspertët. Nëse hiqen masat, sipas tyre, numri i rasteve sërish mund të rritet në mënyrë drastike. Mikrobiologu Dukagjin Osmani vlerëson se edhe nëse përqindja e të infektuarve bie ndjeshëm, dhe numri I të vaksinuarve rritet mjaftueshëm, nuk duhet të heqim dorë nga masat dhe rekomandimet e autoriteteve pasi nuk mund të parashikohet krijimi I mutacioneve të reja të virusit korona.

Fatmirësisht ka rënie të rasteve të reja dhe kjo mendoj se në radhë të parë I referohet masave të cilat janë në fuqi, sidomos masave ku në vendet e mbyllura për të hyrë duhet të tregohet certifikata e vaksinimit. Pa marrë parasysh imunitetin kolektiv, me llojet e reja të virusit mbrojtja nuk është si me shtemët e më hershme dhe parandalimi mendoj se sa më shumë masa aq më mirë. Tani vijnë edhe muajt e dimrit qarkullimi I viruseve të tjera, dhe lagështia e ajrit janë masa shtesë që e rëndojnë organizmin e njeriut dhe imunitetin. Këto masa, për mua duhet të vazhdojnë edhe më tej – deklaroi Dukagjin Osmani, Mikrobiolog, Instituti I Shëndetit Publik.

Ministri në dorëheqje i Shëndetësisë ne profilin e tij në facebook ka shkruar se derisa paraqitet nevoja, do të vendosen masa shtesë shtrënguese.

Gjatë periudhës që vjen mund të rritet nevoja për hospitalizime , gjë e cila kërkon qasje serioze dhe koordinim. Virusi për momentin ka infektim të gjerë, jemi në komunikim të vazhdueshëm me epidemiologët, vazhdojmë ta ndjekim situatën dhe derisa është e nevojshme do të vendosim masa të reja – shkroi në Facebook, Venko Filipçe.

Pavarësisht se numri i infektimeve ra ndjeshëm në muajin qershor, muaji gusht regjistroi rikthimin edhe më të fuqishëm të numrit të rasteve të reja si dhe numrit të të vdekurve për shkak të përhapjes së mutacionit delta.

Një ditë më parë, Instituti i Shëndetit Publik publikoi raportin javor i cili tregoi një rënie prej 24,9% të rasteve të reja pozitive krahasuar me javën paraprake. Rënie kishte shënuar edhe numri i viktimave si dhe i testimeve të bëra.

Vjollca Aliti