“O burra të kapim armët!”/ Mbështetësi i Berishës: Presim të na thërrasësh, vetëm një urdhër

Mbështetësit e Sali Berishës u treguan të gatshëm që ta ndjekin ish-kreun e PD-së në betejën e nisur prej tij, deri te…kapja e armëve. Sipas tyre “vetem nje urdher presim”.


“Presim prej teje që ta na thërrasësh jo te Partia Demokratike, se dihet kush është tani kryetar i PD, po para Kryeministrisë që ta rrëzojmë Edi Ramën.

Nëse nuk rrëzohet paqësisht, jemi gati që t’i përgjigjemi thirrjes që i ke bërë gjyshit dhe babait tim, o burra të kapim armët!”, tha njëri prej mbështetësve.

Berisha iu përgjigj duke deklaruar se beteja është paqësore dhe ajo do të fitohet paqësisht.

“E kemi paqësore dhe qëllimet tona do t’i realizojmë se janë të drejta dhe të ndershme”, tha ai.