Të paktën pesë persona janë qëlluar gjatë të shtënave në Manhattan, ka bërë të ditur sot policia e New Yorkut.

Policët ishin në afërsi të vendit ku ndodhi incidenti, kur panë sulmuesin duke shtënë dhe qëlluar katër persona rreth orës 4 të mëngjesit.

Aty reaguan duke qëlluar të dyshuarin – një burrë rreth të 30-ve. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Harlemit, por plagët e tij është bërë e ditur se nuk i rrezikojnë jetën.