“Nuk ka asnjë si unë në Maqedoni dhe Europë” – kështu u lavdërua Danella Arsovska në konferencën e parë për shtyp

Kandidatja “e pavarur” Danela Arsovska, e mbështetur nga koalicioni partiak VMRO-DPMNE-ASH-ALTERNATIVA, u mburr në konferencën e parë për shtyp pas nënshkrimit të kodit për zgjedhje të ndershme në Këshillin e Qytetit të Shkupit.


Kur u pyet nëse është e angazhuar në ndonjë biznes, Danela Arsovska u përgjigj: “Unë nuk bëj asnjë biznes. “Unë jam një njeri që është intelektual, jam një njeri që ka integritet, unë jam një njeri që jam ekspert, jam jurist dhe jam ekonomist.”

Pastaj, Danela Arsovska u mburr se nuk kishte asnjë si ajo në Maqedoni dhe Evropë: “Unë kam arritje që asnjë njeri në Maqedoni nuk ka arritur t’i arrijë, kam arritje që asnjë individ nuk ka arritur t’i bëjë në Evropë, dhe besoj se do vlerësohet… ”

Cili person me integritet, siç e prezanton Arsovska, mburret aq shumë sa që kishte arritjet më të mëdha – jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Evropë?

Në daljet e saj publike deri më tani, Danela Arsovska foli kryesisht për veten, dhe më së paku për vizionin e saj për Shkupin dhe projektet që do t’u ofrojë shkupianëve.

Paraqitjet e saj publike deri tani kanë lënë përshtypjen se ajo synon të kandidojë për Miss Shkupin, dhe jo për Kryetare të Qytetit të Shkupit