Nevzat Bejta: Nga nesër fillojmë të numërojmë ditët për një qytet më të mirë

Të nderuar qytetarë të Gostivarit,

nesër fillon numërimi i ditëve për ndryshimin në zgjedhjet e 17 tetorit në Gostivar. Nga nesër fillojmë të numërojmë ditët për një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe të mirëorganizuar.

Ne kemi zgjidhje reale për trafikun e mbingarkuar në qytet, për qentë e pastrehë dhe për ajër të pastër, kundrejt premtimeve boshe. Bashkë do të punojmë për një Gostivar më të mirë për të gjithë qytetarët!

Bashkohuni me ne nesër në hapjen e fushatës sonë zgjedhore. Ora 19:00 te parkingu përballë Pallatit të Kulturës.

Përzemërsisht, Nevzat Bejta