Shkruan: Qemal Musliu

Në Maqedoninë e Veriut, rinisi në këtë muaj: Re (ç ‘regjistrimi) i popullatës rezidente dhe i ekonomisë familjare. Kohë më parë zyrtarisht pati filluar, në prill të këtij viti 2021, për qytetarët jashtë vendit ( diasporën). Gjithashtu ishte thënë se regjistrimi për, popullatën rezidente dhe ekonominë familjare, do të mbahet gjatë muajit prill 2021. Pasi nuk u pajtua partia opozitare gjegjësisht OMRM (VMRO), për një afat të tillë, për shkaqe të pa(diura) partitë në qeveri pa asnjë arsye të vetme u pajtuan që regjistrimi, të shtyhet për muajin shtator 2021. Ky veprim duket shumë i dyshuar, nga se regjistrimi në mërgim veç pat filluar dhi ishte në përfundimin e sipërt. Për këtë, subjektet opozitare shqiptar nuk ishin të pajtimit për një shtyrje të tillë. Por u bë si u bë në kohën vendimtar, BDI-ja si parti shqiptare u pajtua ashtu si në vitin 2011, ku në atë kohë u ndërpre regjistrimi në prag të mbarimit dhe për çudi, u bë pa as të vetmen arsye objektive. Arsye e vetme ishte, shkarkim dhe emri të dy tre persona në pozita të ndryshme! Lojërat e subjekti sllav në Maqedoninë e Veriut tani dihen mirë e hollë. !Është për të u habitur se, as herën e vitit 2011 dhe as sot, BDI-ja, nuk reagoi dhe në heshtje u pajtua pa bërë as më të voglin kundërshtim, sikur ky veprim do të ishte “krejt” në rregull???!!!
Teorikisht u tha se regjistrimi i filluar për Diasporën të vazhdojë deri më 30 shtator 2021. Ndërsa faqja zyrtare është e mbyllur! Që do të thotë, diçka është e pa qartë dhe e dyshimtë, se edhe ky regjistrim do të bëhet me hile dhe se numri i popullatës dhe përqindja, sidomos e Popullit Shqiptarë do të sillet e pështjellët, përqindja që është sot, e ndoshta edhe me numër më ulët.
Dyshimi i radhës është se, në terren për regjistrim del një regjistrues, pra një person. Deri sa, shkruhet e thuhet se, për realizimin e këtij operacioni statistikor, në terren do të dalin mbi 5,500 regjistrues, të cilët përveç popullatës, do të regjistrojnë edhe amvisëritë, banesat, por edhe karakteristikat e përcaktuara demografike, arsimore, ekonomike dhe sociale të popullsisë.
Madje, shkruhet se, (Ne, fjala është për qeveritarët ) ”regjistrimin po e bakën, për qytetarët, e jo nuk e bëjmë për ne”. A thua këta, mos vallë janë, persona të ardhur nga jashtë, apo mos janë jashtë tokësor, është një gafë qesharak. Citati në shkrimin vazhdo: “Jo vetëm që shpresojmë, por jemi të sigurt se qytetarët do të na mbështesin. Ky operacion është në interes të qytetarëve dhe të askujt tjetër. Të dhënat që do të mbledhin janë për zhvillimin ekonomik të vendit, për të mirën e çdo qytetari të këtij vendi. Pa të dhënat e nevojshme statistikore nuk mund të planifikohet asgjë në shtet”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Drejtor i Entit të Statistikës.
Prandaj kjo përzierje, ka të ngjarë të bëhet me të vetmin qëllim që numri i popullatës dhe ekonomisë familjare do të përshtatet regjistrimeve të viteve më parshme. Ky “realitet” do të duken shumë shpejt. Ka shumë gjasa që shifrat veç janë gati. Me këtë mundet të konstatohet, se në Maqedoninë e Veriu,a thua po bëhet: Regjistrim, apo Ç`regjistrimi?! ..