Policia e Kosovës në qytetin e Ferizajt, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ndaluar një person me inicialet B.G , mashkull kosovar 35 vjeç, për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID nga vendimi i fundit i qeverisë, përkatësisht mos mbajtjen e maskës, ndaj tij policia ka shqiptuar gjobën prej 35 euro.

Siq bënë të ditur policia, është bërë verifikimi i personit në fjalë, është kuptuar se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, me dënim burgimi me kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.

Në njoftim thuhet se, pas kompletimit të dokumentacionit, veq gjobës së shqiptuar, i njëjti ëhtë dërguar në vuajtje të dënimit, sipas urdhëresës së gjykatës.

Vlen të theksohet se, përmes këtij njoftimi policia ka bërë të ditur se, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.